Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, mbetet e lartë shifra e viktimave

Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, mbetet e lartë shifra e

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 347 raste të tjera me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 90.471.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 11 viktima, ku numri i viktimave nga ky virus ka arritur në 2.779.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 76.423, përfshirë 378 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 11.269.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 2.013 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 441.134.

Rajoni Lajme Covid-19 maqedonia e veriut

EMISIONET