Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2 306 teste të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 438 kanë rezultuar pozitivë.

Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 pacientë, ndërsa janë shëruar 191 persona.

Sa i përket qyteteve, Shkupi vijon me numrin më të lartë të infektimeve, 200 raste.

Pjesa tjetër e infektimeve:

– Kumanovë 21
– Dibër 1
– Shtip 17
– Prilep 13
– Tetovë 27
– Veles 7
– Manastir 18
– Ohër 16
– Kavadar 9
– Gostivar 2
– Gjevgjeli 10
– Strumicë 30
– Kriva Palankë 6
– Radovish 6
– Kocan 15
– Probistip 1
– Pehçevë 3
– Berovë 2
– Valandovë 3
– Vinica 3
– Dellçevë 5
– Kratovë 1
– Shën Nikolë 3
– Kërçovë 9
– Resnjë 5
– Negotinë 5

Sa i përket numrit të vdekjeve, 6 persona vdiqën në kushte spitalore, tre pacientë nga Shkupi (75, 89 dhe 68), nga Kriva Pallankë (62), Strumicë (64) dhe një pacient nga Shtipi (78).

Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 191 pacientë të shëruar, edhe ate shumica prej tyre nga Shkupi 85, Kocani 21, Kumanova 12, Dibra 1, Shtipi 9, Tetova 10, Gostivari 5, etj.