Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3 331 teste të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 1 275 kanë rezultuar pozitivë.

Kryeson Shkupi me 519, Tetova me 85, Kumanova me 70 dhe Gostivari me 55. Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 502 persona. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 13 pacientë, viktima më e re një 31-vjeçar nga Struga.