Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë raportuar për një viktimë nga koronavirusi dhe 137 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 49 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 14,666.

Shpërndarja gjeografike e infektimeve të reja

komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Podujevë 17 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Junik 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Mitrovicë, Novobërdë, Obiliq, Prizren, Suharekë dhe Viti. 

Numri total i rasteve pozitive është 16 891 raste, ndërsa ai i viktimave është 653.