Covid-19 në Kosovë, 4 viktima dhe 194 raste të reja

Covid-19 në Kosovë, 4 viktima dhe 194 raste të reja

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 194 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë testuar 449 mostra.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 194, me katër viktima të regjistruara në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, 138 pacientë janë shëruar, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 4,267.

Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars dhe, që atëherë, ka konfirmuar në total 7,846 raste pozitive.

Rajoni Lajme Kosovë koronavirusi ne kosove

EMISIONET