Në 24 orët e fundit janë regjistruar 129 raste të reja me Covid-19 në Itali duke e çuar numrin e total në 244.752.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije për 15 vdekje, duke e cuar totalin në 35.073.

Personat pozitivët aktualisht janë 12.224, të shëruar 197,431 dhe tamponët e kryer kanë qenë 43.110.

Rastet e reja në rajone: 34 raste të reja pozitive në Lombardi 22 në Veneto, 18 në Emilia Romagna, 12 në Liguria, rajonet e tjera kanë rritje një-shifrore, përveç Puglia, Sardenjës, Calabria, Valle d’Aosta Molise dhe Basilicata të cilat nuk regjistrojnë ndonjë rast të ri.

Kujdesi intensiv dhe pacientët e shtruar: 49 pacientë në kujdes intensiv, dy më shumë se dje, 732 të shtruar në spital me simptoma, 11,467 persona në izolim në shtëpi.