Italia në 24 orët e fundit ka regjistruar 683 viktima e 18 236 të infektuar nga koronavirusi.

Deri më sot numri i të infektuarve nga pandemia është 1.906.377 e i viktimave 67.220. 

Dita e sotme ka shënuar +27.913 të shëruar më shumë e numri i tyre që kanë fituar betejën me Covid është 1.203.814.

Të infektuar aktivë pozitivë me Covid janë 635.342 e -10.363 më pak se një ditë më parë. 

606.061 të infektuar janë në izolim shtëpiak, 26.427 të shtruar në repartet Covid e 2.855 në repartet e terapisë intensive. 

Në 24 orët e fundit janë kryer 185.320 tamponë.