Greqia regjistron 790 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke, edhe 10 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e virusit.

Aktualisht, në terapi intensive ndodhen 84 pacientë, ndërsa rastet e reja janë regjistruar në:

227 në Atikë, 181 në Selanik, 49 në Serres, 36 në Janinë dhe 32 në Larisa.

Nga nisja e pandemisë, Greqia numëron 30,782 të infektuar dhe 574 viktima.

/a.r, OraNews