Shifra në rritje edhe në Greqi sa i përket Koronavirusit.

Sipç raportojnë autoritetet helene, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 408 raste të reja infektimesh me Covid-19 dhe 6 viktima, raporton Ora News.

89 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 6 vdekje të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit. Mosha mesatare e tyre është 69 vjeç.  25 (28.1%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra.mbi 70 vjeç.

Ndërkohë, lajm i mirë është shërimi i 242 pacientëve.

Që prej nisjes së pandemisë, Greqia numëron 23,060 të infektuar dhe 462 viktima.

/a.r, OraNews