Covid-19 "ndan" Ronaldon nga Georgina

Covid-19 "ndan" Ronaldon nga Georgina

Cristiano Ronaldo vijon karantinën në vilën e tij në Torino.

Sipas asaj që raporton gazeta portugeze “Correio da Manha”, për shkak të infektimit me Covid-19, ylli i Juventus dhe partnerja e tij Georgina Rodriguz jetojnë si "të ndarë në shtëpi", në dy zona të ndryshme të shtëpisë.

Cristiano në njërën anë, Georgina në anën tjetër me fëmijët: Cristianinho, Eva, Mateo dhe Alana Martina.

Bukuroshja dhe fëmijët e bukur do t’i ishin nënshtruar testit, duke rezultuar negativ.

Ronaldo është në pritje të tamponit të rradhës, i cili në rast se zbulon negativ, mund të jetë në fushë të mërkurën mbrëma në sfidën e Champions League kundër Juventus.

/a.r, OraNews

Sport Lajme Covid-19 Georgina Rodrigues Futboll karantina Cristiano Ronaldo

EMISIONET