Tani ka më shumë pacientë me koronavirus  të shtruar në spital sesa në periudhën e karantinës në Britaninë e Madhe.

Shtrimet në spital po rriten me shpejtësi në veri të Anglisë, veçanërisht në perëndim kur norma mund të tejkalojë valën e parë.

Gjatë një  drejtori kombëtari mjekësor i NHS Stephen Powis bëri njoftimin befasues mbi valën e dytë që aktualisht po përfshin Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërsa shkalla e infeksionit ka filluar të rritet në të gjithë vendin, infeksionet spitalore kanë filluar të rriten”– tha ai.

Është tepër e qartë se shtrimet në spital po rriten më shpejt në ato zona të vendit ku normat e infeksionit janë më të larta, veçanërisht në veri perëndim“- shtoi.

Prof Poëis tha se masat personale si larja e duarve, mbajtja e maskave dhe mbajtja e një distance të përshtatshme kanë ndihmuar si vija e parë e mbrojtjes.