Numri i të prekurve nga COVID-19 në mbarë botën ka kaluar shifrën 30 milionë personave, transmeton faqja e specializuar Worldometers.

Sipas faqes, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 30,042,478 raste me COVID-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 6,828,301 raste deri më tani.

Pas SHBA-së, 10 vendet e para me më shumë raste janë India, Brazili, Rusia , Peru, Kolumbia, Meksika, Afrika e Jugut, Spanja, Argjentina dhe Kili.

Sa i përket Shqipërisë, vendi ynë deri tani numëron 11,816 të infektuar dhe 343 viktima.