Gjendja epidemike vijon të mbetet problematike në Kosovë, duke marrë 9 jetë njerëzish në 24 orët e fundit.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, janë regjistruar 704 raste të reja, ndërkohë që janë zhvilluar 1.651 teste.

Janë shëruar 391 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22.137 persona, kurse numri i rasteve aktive është 13.168.

Sakaq në total numri i rasteve pozitive në Kosovë ka mbërritur në 36.253 të infektuar dhe kanë ndërrtuar jetë 948 qytetarë në total që prej nisjes së pandemisë.