Maqedonia e Veriut vijon të jetë një ndër vendet më të goditura nga Covid-19 në rajon.

Gjatë 24 orëve të fundit një tjetër rekord i ri infeksionesh është shënuar, ku nga 30 81 teste janë konfirmuar pozitiv me Covid 1 198 raste të reja dhe kanë humbur jetën 26 persona.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja:

572 janë në Shkup, 41 Kumanovë, Dibër 1, Shtip 49, Prilep 53, Tetovë 28, Strugë 34, Veles 42, Manastir 92, Ohër 42, Kavadar 18, Gostivar 11, Gjevgjeli 3, Strumicë 34, Kriva Pallankë 11, Radovish 6, Krushevë 6, Koçani 14, Probishtip 5, Demir Hisar 3, Makedonski Brod 3, Pehçevë 7, Berovë 19, Vallandovë 9, Vinicë 11, Dellçevë 11, Kratovë 5, Sveti Nikole 2-, Kërçovë 33, Resnjë 4 dhe Negotinë 11.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid është 51,213 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 1423 pacientë