Covid-19, Manastirliu thirrje prindërve në Tiranë: Shmangni fluskin në QSUT

Covid-19, Manastirliu thirrje prindërve në Tiranë: Shmangni

Vendi ndodhet përballë një situate aspak të qetë të COVID-19, me shifra të larta të rasteve të reja dhe viktimave.

Ministra e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka bërë thirrje të gjithë prindërve në Tiranë, që në këtë periudhë të vështirë të epidemisë, të shmangin fluksin në QSUT.

Sipas ministres Manastirliu, prindërit mund të drejtohen pranë qendrave shëndetësore, pasi shërbimi për urgjencat pediatrike garantohet 24 orë në 7 ditë të javës.

Postimi i Manastirliut në Facebook

Një thirrje për prindërit në Tiranë në këtë periudhë të vështirë të epidemisë: Shmangni fluksin në QSUT, drejtohuni pranë qendrave shëndetësore, pasi shërbimi për urgjencat pediatrike garantohet 24 orë në 7 ditë të javës në këto qendra shëndetësore.

Qendra shëndetësore nr. 6, Kombinat

Qendra shëndetësore nr. 7, Laprakë

Qendra shëndetësore nr. 8, pranë sheshit Wilson

Qendra shëndetësore nr. 10, pranë Oxhakut

Vendi Lajme Aktualitet

EMISIONET