Covid-19/ Këshillat e mjekes së familjes: Ja vitaminat dhe ilaçet që mund të merrni nëse jeni stad i lehtë

Covid-19/ Këshillat e mjekes së familjes: Ja vitaminat dhe

Gjatë intervistës së saj për Ora News, mjekja e familjes Blerta Qinami ka dhënë këshilla të vlefshme për qytetarët në një kohë kur vendi po përballet me një valë të fortë infektimi.

Në Shqipëri ka një lloj bindjeje, nga pacientët që mjeku specialist do ta gjejë më mirë zgjidhjen për Covid-19. Por unë dua të thekson dhe dua ta them me bindje të plotë se, çdo mjek familjeje në Shqipëri, si ata që janë në Tiranë, si ata nëpër rrethe janë ata personat e duhur që duhen të kontaktohen të parët në momentin që mendoni se jeni infektuar me Covid-19, në momentin që jeni kontakt i një personi me Covid-19, sepse është pikërisht mjeku i familjes ai që është i mirëinformuar se si ta menaxhojë këtë situatë. Është mjeku i familjes që bën referimin për tampon, është mjeku i familjes që bën monitorimin ditë pas dite për çdo simptomë. Është mjeku i familjes ai që bën të mundur referimin te specialist”.

Covid-19 është një sëmundje e ndarë në disa stade: i lehtë, i moderuar, i rëndë dhe shumë i rëndë. Pa dyshim stadin e rëndë dhe shumë të rëndë ne nuk e marrim përsipër dhe nuk mund trajtojmë në shtëpi. Në fillim duhet të vijnë te mjeku i familjes. Duhet të kontaktojnë me mjekun e familjes. Edhe nëse nuk e dinë kush është mjeku i familjes, është linja e gjelbërt e cila ka në dispozicion çdo numër kontakti për çdo mjek familje."

Sa i përket marrjes në farmaci të vetë pacientëve, dr. Blerta u shpreh:

“Është frika dhe paniku që ka kapluar gjithë shoqërinë shqiptare. Por jo vetëm shoqërinë shqiptare. Mesazhi im sot dhe mesazhi im për ata pacientë që mendojnë se janë të infektuar me virusin Covid-19 apo janë aktualisht me Covid-19 është të ruajnë qetësinë. Sepse qetësia dhe mirëmenaxhimi i kësaj situate është baza për një sukses.

Në momentin që kemi simptoma si temperaturë jo shumë e lartë deri në 38, e cila nuk zgjat më shumë se 5 ditë, kemi kollë të thatë, lodhje apo këputje trupore, themi se jemi në stadin e parë të sëmundjes”

Po cilat sygjerimet e mjekes për të prekurit të stadit të parë?

“Në momentin që pacienti na referon këto simptoma atëherë ne bëjmë një tajtim sintomatik duke u bazuar në vitamina. Vitamina C, Vitaminda D. Në mikroelementë siç është zinku. Ne gjithashtu duhet të përqëndrohemi në rihidratimin e pacientit. Në momentin që kemi temperaturë dhe kemi këto simptoma, lëngjet në organizmin tonë po pakësohen. Pacienti të shtojë përdorimin e lëngjëve. Në momentin që lëngjet nuk janë të mjaftueshme këshillojmë dhe përdorimin e bustinave të Trisolit, e cila ka të gjitha elementët e duhur për ti dhënë fuqinë pacientëve me këto simptoma. Kur temperatura është mbi 37 ne këshillojmë përdorimin e antiperitikëve, normalisht jo duke abuzuar me dozat dhe jo duke abuzuar me intervalet kohore”.

Vendi Shendetësi keshilla Covid-19 Sociale Aktualitet blerta qinami mjeke familje

EMISIONET