Pjesa më e madhe e shtetit amerikan të Kalifornisë po përballet me një bllokim të rreptë, ndërsa rastet e Covid-19 rriten në të gjithë shtetin.

 Më shumë se gjysma e 40 milion njerëzve të shtetit do t’i nënshtrohen një urdhri qëndrimi në shtëpi, siç u njoftua nga Guvernatori Gavin Newsom të enjten.

Shumë biznese do të mbyllen dhe njerëzit do të ndalohen të takojnë këdo jashtë familjes së tyre. Kufizimet erdhën si pasojë e ezaurimit nëpër spitale raporton BBC

Bllokimi i Kalifornisë në mars, ku mbyllën të gjitha bizneset jo thelbësore, u pa si një model i hershëm për SH.B.A. në fillimet e pandemisë. Masat vijnë pasi SH.B.A. raportuan të shtunën një numër rekord të rasteve të koronavirusit në 24 orë për të tretën ditë me radhë – 230,000.