Covid-19, Italia regjistron numrin më të lartë të viktimave që prej 19 janarit

Italia ka regjistruar ditën e sotme një numër mjaft të lartë viktimash si pasojë e Covid-19.

Sipas buletinit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shënuar 551 viktima.

Eshtë numri më i lartë i viktimave, i regjistruar prej datës 19 janar 2021 (603 viktima).

Ndërkohë sot, pas 335,189 tamponësh të kryer janë regjistruar 18.765 të infektuar  më shumë se një ditë më parë.

Nga nisja e pandemisë, Italia regjistron gjithësej 105.879 viktima nga Covid, ndërsa nga numri i infektimeve arrin në 3.419.616.

Në Itali janë kryer 8.1  milionë doza vaksine ndërsa 2.5 milionë persona kanë marrë të dy dozat e vaksinës.

EMISIONET