Covid-19/ Italia në gjendje kritike, dyfishohen rastet pozitive

Covid-19 është në një fazë mjaft kritike e me problematike në sistemin e shërbimit shëndetësor në Itali. 

Autoritetet shëndetësore italiane informojnë se pandemia është në një fazë përkeqësimi të shpejtë në të gjithë territorin kombëtar. 

E barasvlershme me skenarin tip 3 te strategjisë kombëtare të planifikimit të mundshëm për periudhën vjeshtë-dimër 2020. Sinjalizohen vështirësi në sistemim shëndetësor e episode kritike në shërbimet territoriale.

Sakaq janë regjistruar 7625 vatra aktive infektimi, pra 1286 më shumë se një javë ma parë.

Në çdo 100 mijë banorë mesatarisht ka 146 të infektuar  dhe gati dyfish më shumë se një javë më parë, kur ku raport ishte 75 te infektuar në 100 mijë banorë. Në rritje është dhe numri i vatrave aktive në sistemin shkollor, që përbëjnë 3.5 % të numrit të përgjithshëm të tyre. 

Kjo javë ka shënuar një rritje të dukshme të personave që kërkojnë kurim spitalor, 7 131 raste nga 4519 të një javë më parë.

Po ashtu dhe në repartet e terapisë intensive shënohen 750 të shtruar nga 420 të një javë më parë.

Drejtori i Politikave të Parandalimit të sëmundjeve Infektive Dr. Giovanni Rezza informon "se po rritet gradualisht numri i vatrave në sistemin shkollor dhe duhet kushtuar kujdes aktiviteteve ekstra shkollore. Ndërsa rritet dukshëm numri i të infektuarve në nivel kombëtar e rekomandohet evitimi sa të jetë e mundur i daljeve nga shtëpia" thotë ai.

EMISIONET