Covid 19/ Italia drejt skenarit 4, 11 rajone në rrezik serioz, virusi jashtë kontrollit

Covid 19/ Italia drejt skenarit 4, 11 rajone në rrezik serioz, virusi

Italia është  në një situatë kritike e barazvlefshme me një skenar të avancuar të tipit 3 të kurbës së pandemisë e drejt një skenari të tipit 4 ku situata shfaqet shumë më e rënduar e përhapja e virusit është jashtë kontrollit e me vështirësi përballimi si në sistemin e gjurmimit të virusit ashtu dhe në shërbimet territoriale e shëndetësore. Skenari i tipit 4 është parashikuar të përballohet nga Ministria Italiane e Shëndetësisë me masa të forta e agresive.

Nga 21 rajone që ka Italia, 11 prej tyre janë mjaft pranë skenarit kritik 4 e pesë rajone të tjera Campania, Emilia-Romagna, Lombardia ndodhen  aktualisht në këtë situatë.

Ky është raporti i fundit i Komitetit tekniko-shkencor e i autoriteteve shëndetësore i sapopublikuar me të dhënat kombëtare të pandemisë në Itali.

Mosha mesatare e viktimave është 80.5 vjeç  e mbi 42, 7%  e tyre janë femra.

Viktima mbi  60 vjeç përbëjnë 4.6% ndërsa ata mbi 50 vjeç janë rreth 1.1 %.

Në 24 orët e fundit numri i personave të infektuar në Itali është rritur ndjeshëm e janë shënuar 31084 më shumë se një ditë më parë, ndërsa numri i viktimave është 199.

Në rritje të dukshem dhe numri i të infektuarve që kërkojnë kurim spitalor e janë 1030 pacientë më shumë e 95 të tjerë të shtruar në repartet e terapisë intesive.

Në 24 orët e fundit Italia ka kryer  215 866 tampone. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 647.674, i viktimave në 38.321 dhe  i të shëruarve në 283.567, +4.285 më shumë se dje.

Rajone më shqetësuese shfaqen Lombardia me 8960 të infektuar më shumë se një ditë më parë, Veneto me 3012 , Campania 3186 të infektuar në 24 orët e fundit, Toscana 276 5, e Piemonte 2719 të infektuar.

Bota Lajme Europa koronavirusi ne itali

EMISIONET