Covid-19, infektohen mjekë, mësuesë dhe policë në Berat

Covid-19, infektohen mjekë, mësuesë dhe policë në Berat

Covid-19 është kthyer në një problem serioz për qarkun e Beratit.

24 orët e fundit ky qark regjistroi 28 raste të reja infektimesh, ndërsa shpërndarja e tyre ka prekur thuajse të gjitha institucionet kryesore.

Rastet e infektimeve:

Spitali Rajonal Berat

1 mjek i Repartit të Urgjencës.

1 mjek patholog.

Kopshte/Çerdhe Berat.

1 edukatore dhe një sanitare në kopshtin "Çlirim 1".

1 edukatore tek Kopshti Rom.

Shkolla

1 mësuese në shkollën "18 Tetori" Kuçovë.

1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë.

1 mësuese në shkollën 9-vjeçare "3 Dëshmorët" në fshatin Pobrat.

Drejtoria e Policisë Berat.

2 efektivë policie në DPV Berat.

Bashkia Dimal

1 punonjëse Auditi në bashkinë Dimal.

1 punonjëse në një fasoneri.

Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 656 raste të reja infektimesh dhe 10 viktima në të gjithë vendin, ndërsa në Berat ka patur 28 raste.

Nga nisja e pandemisë, qarku i Beratit regjistron 524 raste aktive.

Vendi Lajme Covid-19 Lajmi i fundit Sociale infektime berat Aktualitet

EMISIONET