Covid-19 i merr jetën specialistes së Autoritetit Shëndetësor të Tiranës

Koronavirus i ka marrë jetën specialistes së promocionit të Shëndetit Publik në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës, Mimoza Zoraqi.

Ka qenë vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ajo e cila nëpërmjet një postimin në Facebook ka shprehur hidhërimin e saj për humbjen.

 Manastirliu thotë Zoraqi ishte një zonjë e mrekullueshme që rrezatonte mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë.

"Dje u nda prej nesh, për shkak të Covid-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës.

Eshtë një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm.

Moza  ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. U prehsh në paqe, e paharrueshmja Moza!"- shkruan ajo.

Vendi Lajme Covid-19 ogerta manastirliu tirane ministrja e shendetesise humb jeten

EMISIONET