Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka përcjellë mesazh ngushëllimi për policin bashkiak, Rauf Guri, i cili humbi jetën sot si pasojë e Covid-19.
Në një postim në rrjetet sociale Ademi e përshkruan policin si njeri të përkushtuar dhe familjar të mirë.
“Të vështira janë fjalët në të tilla momente..nuk ishte kohë lamtumire për njeriun e përkushtuar, familjarin e mirë dhe punonjësin model Rauf Guri.
Fitove çdo betejë në radhet Policisë Bashkiake, por nuk ia dole me gjithë përpjekjet në luftën me Covid19.
Në këtë moment të vështirë i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve!”, shkruan Ademi.

Lexo edhe:
Shkon në dy numri i viktimave prej Covid-19 në Spitalin e Shkodrës
COVID-19/ 786 raste të reja dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit