Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare si pasojë e infektimit me Covid-19 piktori Mustafa Arapi.

Ai ishte i shtruar prej disa ditësh në spitalin Covid 2 “Shefqet Ndroqi”, por pa mundur të fitojë betejën me virusin.

Lajmin e ka bërë të ditur vajza e piktorit, Dorina Arapi.

Sot në mesnatë, babi im u largua nga jeta. Drita, dielli, bota, shtylla e familjes sonë u shua. Ba! Dua të të kujtoj kështu të qeshur gjithmonë! Të duam përjetësisht!

Pak ditë më parë, përmes një postimi në rrjetet sociale,  vajza e piktorit apelonte te kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që të kujdeseshin për të atin, duke vënë në dukje cilësitë e babait, për çka e sheh si vlerë të kulturës shqiptare.

I lindur dhe rritur në Tiranë, Mustafa Arapi u diplomua në Unversitetin e Arteve (Akademia e Arteve) në degën e pikturës në vitin 1979.

Pas studimeve ka punuar si restaurues i veprave të artit bizantin në Institutin e Monumenteve të Kulturës.

Për disa vite ka qenë pedagog në Akademi të Arteve. E më tej, 1993-2006 ka qenë shef i Departamentit të Punëve të në Institutin e Monumenteve të Kulturës.

Gjatë kësaj periudhe, më shumë se 40 vite ka restauruar Onufrët, Qipërjotët, Zografët, kisha afreske, ikona, banesa tradicionale etj.

Lexo edhe:

Piktori i njohur me Covid-19, vajza thirrje Ramës dhe Manastirliut: Babai im meriton vëmendjen maksimale të shtetit