Covid 19 i ka marrë jetën mëngjesin e sotëm mjekut gjinekolog Leonard Kamberi. Mësohet se mjeku 50 vjeçar ishte i shtuar prej 2 javësh në Tiranë, pa mundur të fitonte betejën me virusin tinëzar.

Leonard Kamberi ka punuar në Maternitetin e Vlorës ndërsa aktualisht punonte në një klinikë private dhe ishte pedagog në Departamentin e Shëndetit Publik, të Universitetit të Vlorës

Humbja e mjekut shënoi humbjen e dytë brenda dy ditëve në radhët e personaliteteve të nderuara të Vlorës  pasi  ditën e djeshme humbi jetën prej Covid 19 dhe pedagogia Dafina Brokaj

e.p/oranews