Ka ndërruar jetë nga Covid 19, arkiteti i njohur Korçar Kliti Kallamata.

Prej disa ditësh ai ishte prekur nga virusi por duket se nuk ka mundur dot të përballojë gjendjen e rënduar shëndetësore. Kallamata nuk ka qenë i shtruar në spital në kryeqytet por në pavionin e hapur në Spitalin e Korçës.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme ai ka ndërruar jetë. Kallamata për shumë vite ka qenë edhe Drejtor i Monumenteve të Kulturës në Korçë.