Covid-19 godet edhe jashtë fushe, infektohet edhe presidenti i Lega Serie A

Covid-19 godet edhe jashtë fushe, infektohet edhe presidenti i Lega Serie A

Koronavirusi vijon të godasë futbollin Italian.

Siç raportojnë mediat përtej Adriatikut, së fundmi rezulton I infektuar edhe presidenti I Lega Serie A, Paolo Dal Pino.

Sipas “Repubblica”, Pino është asintomatik dhe është vetëizoluar në banesën e tij, përcjell Ora News.

Presidenti I Federatës Gabriele Gavina ka rezultuar negative pas testit të kryer por fakti që është takuar më herët me Pinon ka bërë që edhe ai të vetëkarantinohet.

Ditë më parë, infektimi I 14 pjesëtarve të skuadrës së Genoas bëri që kryendeshja e javës së tretë, Juventus-Napoli të mos luhej.

/A.R, OraNews

Sport Lajme Covid-19 Futboll presidenti serie a paolo dal pino

EMISIONET