Ministria portugeze e Shëndetësisë, ka paralajmëruar se në repartet e kujdesit intensiv në pjesën kontinentale të vendit, kanë mbetur vetëm tetë krevatë të lirë për pacientët e prekur me Covid-19.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, tregojnë se nga 850 krevatë në repartet e kujdesit intensiv të dedikuar për pacientët me COVID-19, aktualisht rreth 843 krevatë të zënë.

Si pasojë e rritjes së shtimit të rasteve të rejam e Covid-19, organet kompetente janë detyruar që disa pacientë në gjendje kritike t’i dërgojnë në ishull.

Në dispozicion janë rreth 420 krevatë shtesë në repartet e kujdesit intensiv të dedikuar për të sëmurët me sëmundje tjera.

Në Portugali deri më tani janë infektuar 711.018 persona, kurse 12.179 tjerë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.