Rikthehet frika e Covid-19 në Itali.

Bilanci në vendin fqinj po kthehet sërish në rritje, edhe pse graduale dhe më e kufizuar se ajo e Francës dhe Spanjës.

Autoritetet shëndetësore kanë deklaruar 1912 raste pozitive për 24 orët e fundit, ndërkohë që dje ishin 1786.

Shifra përfaqëson të dhënat më të larta pas përfundimit të “lockdown”, karantinës totale.

Ndërkohë, viktimat e sotme janë 20, tre më pak se dita e djeshme.

Rajoni më i goditur mbetet Lombardia me 277 raste, ndjekur nga Campagna me 253 dhe Lazio me 230.

Buletini për të gjitha rajonet: