Covid-19, 591 raste të reja dhe 40 viktima në Maqedoninë e Veriut

Covid-19, 591 raste të reja dhe 40 viktima në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut vijon të përballet me një numër të lartë infektimesh dhe vdekjesh nga Covid-19.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 1683 teste dhe janë regjistruar 591 raste të reja me Covid-19, informon Ministria e Shëndetësisë në Shkup.

Sa i përket viktimave, 40 pacientë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin, përcjell Ora News.

Lajm i mirë është shërimi i 439 pacientëve.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja

Shkup - 218, Kumanovë - 47, Gostivar - 46, Manastir - 36, Kërçovë - 29, Tetovë - 28, Prilep - 26, Veles - 24, Strumicë - 22, Shtip - 21, Sveti Nikollë - 16, Negotinë - 15, Vinica - 10, Kavadarci dhe Kocani nga nëntë secili, Resnja - 6, Valandovo dhe Delçevo nga 5, Kriva Pallanka - 4, Probishtipi - 3, Struga, Ohri, Krushevo - 2 secili, Radovish, Demir Hisar, Makedonski Brod, Pehçevë, Berovo dhe Kratovo nga 1 rast secila.

Nga nisja e pandemisë, shteti fqinj regjistron 47,636 të infektuar dhe 1345 viktima.

Rajoni Lajme Covid-19 Maqedoni e veriut maqedoni e veriut koronavirusi ne maqedonine e veriut

EMISIONET