Covid-19, 5 viktima në 24 orët e fundit në Maqedoni, shërohen 135 pacientë

Covid-19, 5 viktima në 24 orët e fundit në Maqedoni,

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar pesë të vdekur dhe 87 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas asaj që informon Instituti I Shëndetit Publik në Shkup, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.618 teste nga të cilat 88 persona rezulojnë të infektuar me Covid-19.

Nga ana tjetër, lajm i mire është fakti se 135 pacientë janë shëruar.

Viktimat e 24 orëve të fundit janë: një pacientë nga Tetova (53 vjeç), një nga Gostivari (60 vjeç), një nga Prilepi (57 vjeç), një nga Struga (60 vjeç) dhe një pacient nga Manastiri (60 vjeç).

Bashkë me rastet e fundit, Maqedonia e Veriut regjistron në total 705 viktima të shkaktuara nga Covid-19 dhe 16,867 të infektuar duke u bërë një prej vendeve më të prekura nga pandemia në Ballkan. /Ora News

Rajoni Lajme viktima Covid-19 Lajmi i fundit infektime raste maqedonia e veriut

EMISIONET