1069 infektime të reja në 24 orët e fundit.

Ky është bilanci i Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja:

Në Shkup-489, Kumanovë-60, Dibër-3, Shtip-42, Prilep-81, Tetovë-36, Strugë-36, Veles-36, Manastir-37, Ohër-41, Kavadar-37, Gostivar-42, Gjevgjeli-9, Strumicë-30, Kriva Pallankë-13, Radovish-4, Krushev-2, Koçan-10, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-5, Berov-3, Vallandov-3, Vinic-2, Dellçev-7, Kratovë-1, Sveti Nikollë-6, Kërçovë-10, Resnjë-3, Negotin-18.

Sipas asaj që raporton Ministria e Shëndetësisë në Shkup, në 24 orët e fundit janë kryer 3012 tamponë, ndërsa 29 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin.

Shpërndarja gjeografike e viktimave

htatë pacientë nga Shkupi (82, 67, 78 83, 70, 66 dhe 56), tre nga Kumanova (63, 78 dhe 62), katër nga Prilepi (73, 65, 76 dhe 59), një pacient nga Tetova (62), dy nga Manastiri (66 dhe 85), një nga Kavadari (76), katër pacientë nga Gostivari (69, 69, 70 dhe 58), tre nga Gjevgjelia (73, 75 dhe 71), dy nga Strumica (63 dhe 77), një pacient nga Radovishi (67) dhe një nga Negotina (60).

Lajmi i mirë është shërimi i 1242 pacientëve.

Nga nisja e pandemisë shteti fqinj regjistron 62.945 të infektuar dhe 1792 viktima.