"Copa America do të zhvillohet me ose pa tifozë"

"Copa America do të zhvillohet me ose pa tifozë"

Ky vit për sportdashësit e futbollit por dhe sportit në përgjithësi do të jetë plot me aktivitete shumë të rëndësishme sidomos gjatë verës do të ketë vend për të zgjedhur pasi krahas Kampionatit Europian që u shty për këtë vit do të jetë në program edhe Copa America pa llogaritur më pas Lojërat Olimpike të Tokyos.

Edhe pse pandemia në Amerikën Latine ka goditur rëndë shumë shtete, Argjentina dhe Kolumbia që do të presin Kupën e Amerikës nuk kanë ndërmend të bëjnë asnjë hap prapa dhe pritet ta organizoj ashtu siç është parashikuar nga CONMEBOL.

"Copa America do të zhvillohet ashtu siç është vendosur dhe nuk ka asnjë diskutim. Me apo pa tifozë eventi do të mbahet edhe pse normalisht ka diskutime dhe kërkohet kujdes", deklaroi ministri kolumbian i sporteve, Ernesto Lucerna.

Ky reagim vjen pasi presidenti i Argjentinës(vendi bashkë-organizator i evenimentit), Alberto Fernandez kërkoi më tepër kujdes në deklarata e gjithashtu rishikim në çdo moment të Kupës së Amerikës në varësi të rasteve të infeksioneve në këto dy shtete.

Gjithsesi Argjentina ende nuk ka bërë asnjë koment zyrtar për t'u tërhequr nga zhvillimi i saj teksa Kolumbia në anën tjetër e ka përjashtuar mundësinë që ta organizojë e vetme Kupën e Amerikës për këtë vit.

Sport Lajme Futboll pandemia argjentina kolumbia copa america

EMISIONET