Presidenti italian firmos, Conte edhe Ministër i Bujqësisë, kriza zhvendoset në Parlament

Presidenti italian firmos, Conte edhe Ministër i Bujqësisë, kriza

Kryeministri italian Giuseppe Conte për herë të dytë brenda pak orëve takon Presidentin e Republikës Sergio Mattarella.

Orë të ethshme për politikën italiane në pritje të hapit që do të marrë kreu i qeverisë për të shpëtuar dorëheqjen, pas largimit nga ekzekutivi i tij i dy ministreve të Partisë Italia Viva, Teresa Bellanova e Elena Boneti.

Gjithnjë e më të forta janë zërat se Kryeministri italian mund të mbulojë përkohësisht Ministrinë e Bujqësisë, ndërsa për Ministrinë e Familjes e Barazisë nuk është e nevojshme pasi është një dikaster me delegim.

Por për të arritur në këtë hap, Kryeministrit italian i duhet një dekret i posaçëm nga Presidenti i Republikës.

Koalicioni i qëndrës së djathtë i përbërë nga Partia Lidhja, Forza Italia e Fratelli d'Italia kërkojnë sa më shpejt votëbesimin e Giuseppe Contes në Parlament, ndërsa forcat qeverisëse Partia Demokratike, lëvizja 5 Yje e Liberi e Uguali janë në mbështetje të kreu të qeverisë për të siguruar vazhdimësinë e punës së këtij ekzekutivi.

Partia Demokratike përjashton çdo mundësi për krijimin e një koalicioni të ri qeverisës me forcat e së djathtës.

Bota Lajme Europa giuseppe conte kriza ne itali

EMISIONET