Conte pret shiritin e urës së re: Italia vrapon përsëri

Conte pret shiritin e urës së re: Italia vrapon përsëri

Dy vite pas shembjes së urës së Genoas, Itali, ditën e sotme zyrtarë të lartë të shtetit inaguruan urën e re.

Ura do të hapet për qarkullim më 4 ose 5 gusht. Ideatori i saj, Renzo Piano është i njohur për krijimet si Qendra Georges Pompidou në Paris dhe rrokaqielli, The Shard në Londër.

Në ceremoninë e inagurimit ishin kryeministri Giuseppe Conte, Presidenti Sergio Mattarella e shumë zyrtarë të tjerë.

Në ngjarjen e rëndë dy vite më parë humbën jetën 43 persona.

Zyrtarët ishte planifikuar që të lexonin emrat e viktimave përgjatë ceremonisë, mirëpo familjarët e tyre kanë kundërshtuar duke thënë se një gjë e tillë rrezikon kthimin e tragjedisë në “karnaval’.

Foto Lajme itali ura e re genoa

EMISIONET