Trajneri  i ekipit të Interit, Antonio Conte ka folur për projektin e  së ardhmes dhe është shprehur se zikaltërit dëshirojnë që të ecin në hapat e Liverpulit .

Conte është i sigurt se edhe ekipi i tij mund të ketë një makinë lufte si e Jurgen Clopp.

“Dikush dëshiron që të na sulmojë nga jashtë. Ne duhet të japim gjithçka për të marrë rezultate të mira. Për shembull kemi Liverpulin e Klopit. Ishin 4 vite pa fituar asgjë dhe tani janë makinë lufte. Duam të ndërtojmë diçka të rëndësishme. Edhe kur e sheh nga jashtë dallon një strukturë solide të Interit që nuk e ka pasur më parë. Kjo më bën të lumtur”, tha Conte