Çomo e Bozo: Votoni Ramën që Shqipëria të buzëqeshë, PS ka kontribuar që të shtohet numri i lindjeve

Çomo e Bozo: Votoni Ramën që Shqipëria të

Dy kryesueset e listës së PS-së në Tiranë, Luljeta Bozo dhe Najada Çomo kanë bërë thirrje ditën e sotme në një takim të Rama që të votohet PS dhe kryeministri.

Çomo tha se gratë shquhen nga mencuria dhe se i duhet dhënë vota Ramës për që një qeveri të që shqipëria të buzëqeshë.

Çomo: Ne të gjithë gratë shquhemi nga mençuria dhe durim për të bërë gjëra të mira. Në emër të gjithë stafeve mjekësore jap suportin dhe mbështetjen time maksimale. T’i japim kryeministrit Rama votën për qeverinë e re, për të bërë Shqipërinë të buzëqeshë.

Ndërsa kandidatja Luljeta Bozos tha se PS është forcë që beson fort në misionin veçantë që ka gruaja dhe se ka kontribuar që të shtohet numri i lindjeve e që të mos plaket kombi.

Bozo: Ne motra dhe shoqe jemi gjysma e shoqërisë. PS është e vetmja forcë që beson në forcën tonë jo me fjalë por me vepra. Bëri të mundur që në parlamentin tonë të ketë një kuotë përfaqësimi nga gra dhe vajza. Në qeverisje ka kaq shumë gra ministre. Ka ndërmarrë gjithë ato politika lehtësuese për gra dhe vajza që duan të futen në tregun e punës. Është kjo forcë që beson fort në misionin veçantë që ka gruaja. Ka kontribuar që të shtohet numri i lindjeve që të mos plaket kombi. Ju ftoj që të dalim të gjitha në votime dhe të votojnë për PS.

Vendi Lajme Politikë PS rama najada como lindje buzeqeshje luljeta bozo

EMISIONET