I ftuar në Ora News, gazetari Basir Çollaku u shpreh se Rama ka në objektin e tij të spektaklin mediatik, këtë sherrnajën e madhe që ta polarizojë aktualitetin.

Çollaku tha se mazhoranca nuk ka ofertë dhe ka një mungesë të theksuar serioziteti, pasi platforma e ofruar shqiptarëve ka qenë tepsia, kazani, daullja e gajdja.

Çollaku: Rama ka në objektin e tij të spektaklin mediatik, këtë sherrnajën e madhe që ta polarizojë aktualitetin. Duke u përpjekur sikur po bën gjëra të mëdha duke hequr vëmendjen nga çështjet e mëdha dhe me rëndësi. Ai kë një kontroll të frikshëm mbi mediat të cilat ngulin fishën e sinjalit të ERTV-së. Në përplasjen e tij me presidentin, do të thoja se presidenti ka pasur të drejtë në shumicën e konstatimeve të tij. Institucionet janë hequr me vetëdije nga mazhoranca për t’i hapur rrugë shkeljeve të mëdha. Është bërë një katrahurë e tillë duke prishur çdo ekuilibër pushteti. Rama nuk ka një bilanc për qeverisjen e tij dhe është duke prodhuar sherre të tilla.

E gjithë kjo prodhon një tension dhe një realitet tjetër dhe shmang atë që njerëzit duan. Konstatoj se mazhoranca nuk ka ofertë. Ka një mungesë të theksuar serioziteti. Platforma e ofruar shqiptarëve ka qenë tepsia, kazani, daullja, gajdja. Unë nuk kam parë mirëfilli një program ekonomik. Në këto 8 vite qeverisjeje janë marrë rreth 3 miliardë euro borxh. Nuk ka një llogari se ku kanë shkuar këto para. Serioziteti i opozitës është te programi që ofron një alternativë. Prandaj Ramë si duhet një sherr dhe një spektakël i rëndomtë.

Çollaku shtoi se punonjësve të administratës, arsimit, të shëndetësisë u kërkohen 10-15 emra që të votojnë për mazhorancën nëse duan që të qëndrojnë në punë.

Çollaku: Punonjësve të administratës , arsimit, të shëndetësisë u kërkohen 10-15 emra që të votojnë për mazhorancën nëse duan që të qëndrojnë në punë. Kjo e shoqëruar edhe me grupe kriminale që janë në terren me favoret e dhëna nga qeveria, me aq sa kam informacione ka elementë të botës së krimit që janë në sipërmarrje, dhe prokuroria e posaçme është në dijeni, por ka një standard të dyfishtë lidhur me ta. Sot u themi biznesmenë, edhe pse kanë probleme me drejtësinë. Këta mbrohen me porosi. SPAK ka përgjegjësi për këtë çështje dhe një mosveprim i porositur. Ne kemi prokurori të shtetit, jo të pushtetit.