"Çoji në burg!" Deklarata e Gjuzit revolton Ramën: Çmenduri! E ke bërë testin mor vëlla! Mos i ushqeni njerëzit me këtë marrëzi

"Çoji në burg!" Deklarata e Gjuzit revolton Ramën:

Kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi fjalën e tij në foltoren e Kuvendit për të treguar se socialistët janë ndryshe nga kundërshtarët e tyre politikë.

Për këtë futi në lojë edhe deputetët opozitarë, duke i sfiduar që ti tregojnë një punë të bërë nga partitë nga ata kanë dalë.

Debatin në distancë nuk e shmangu dot me Kujtim Gjuzin që i ndërhynte nga vendi ndërsa në dorë mbante një letër me një mesazh për Kryeministrin.

Rama: Boll u burrë, boll. Je dhe monarkist që bërtet. Monarkistët flasin me hijen, mustaqet dhe heshtjen e tyre, jo me britma. Boll.Ju jeni të mirëkuptuar se nuk tregonin dot një punë.E vetmja gjë autostrada deri në Kukës. Cila autostradë, autostrada pa ura, pa dalje dhe pa hyrje për dhjetëra komunitete rrugës? Autostrada që shkon gjërë dhe përfundon si grykë shisheje, autostrada që rrëshket dheu nga të katër anët. Shkoni dhe shikojeni tani se çfarë do të thotë autostradë. Autostrada sigurisht është e vetmja vepër që ka pjesërisht ambicien e materializuar ambicien e materializuar për të bërë një rrugë me standarde, por një rrugë e lënë rrugëve ishte dhe ajo, një qamet i madh. Nuk bëtë autostrada por tendera, Saliu bashkë me Lulin. Por punë në terren, para të paguara për punë… Me tregoni një shkollë apo kopsht, një spital apo pavion spitali.Rruga Qukës-Qafë Plloç që keni arritur rekordin botëror të paaftësisë me një urë 17 metra diferencë nga njëra këmbë te këmbë tjetër. Edhe ura sikur ishte për të bërë lojëra uji.

Por ndërsa akuzat për rrugët e lëna rrugëve ndaj qeverisë së kaluar i ka kthyer në modë, Gjuzi e sfidoi Ramën me këtë propozim.

Gjuzi: Çoji në burg.

Rama: Jeni deputetë padashjen tuaj kuptohet, jeni deputetë të rënë nga vagonat e mallrave të atij trenit të madh të opozitës së bashkuar. Por sidoqoftë jeni deputetë. Jeni ligjvënës, si flisni me këtë gjuhë? Çdo me thënë çoji në burg! Përveçse jeni deputetë pa dashje, jeni dhe antikomunistë pa dashje.  O Gramoz! Është çmenduri! Nuk e kuptoj, e ke bërë testin mor vëlla!Ky ka një problem. Vetëm ulërin.

Ruçi: Zoti Gjuzi paralajmërimi i fundit.

Rama: E keni marrë antikomunizmin si merret muzika me veshë për arsye se gjyshi, daja, por pa e kuptuar. Flisni sot ju këtu që medemek jeni ballistë, i bini me ballë komunizmit. Flisni ju këtu sot dhe thoni pse nuk i fut në burg, flisni njësoj si deputetët e kuvendit popullor në vitinn 1945 që i thoshin  partisë të fusin në burg gjyshërit tuaj. Kush fut në burg në këtë sistem për të cilin luftuan gjyshërit tuaj, nuk doni ti respektoni. Sikur i ndjeri Mit'hat Frashëri të ketë informacion nga Kuvendi ju siguroj që do ti përpëliten eshtrat sikur kërcën "rock and roll". Nuk jeni në vete. Në demokraci nuk fut në burg as qeveria, as partia, as kryeministri. Në '45 po. Mos bërtisni sikur jeni deputetë të partisë komuniste të '45, mos ushqeni njerëzit me këtë marrëzi burg, burg, që duhet ta realizojë qeveria, është skandal.Kushdo që është subjekt i drejtësisë trajtohet nga drejtësia.

Vendi Edi Rama Lajme Politikë kujtim gjuzi

EMISIONET