Çmimi i BE për investigimin e gazetares/ Basha: Dëshmi se Rama bleu votat me krimin në 2017-ën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përgëzuar në profilin e tij në Twitter, gazetaren e kronikës Klodiana Lala për çmimin e marrë nga Bashkimi Evropian për shkrimin që zbuloi rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave.

Sipas liderit të opozitës, pas tërheqjes së Edi Ramës nga padia ndaj gazettes gjermane “Bild”, media që publikoi audiopërgjimet e famshme për Shijakun dhe Dibrën, ky çmim për këtë shkrim është një tjetër dëshmi se krimi elektoral i vitit 2017 ka ndodhur dhe se atë e ka pranuar tashmë e  gjithë bota.

Lulzim Basha: Pas tërheqjes së Edi Ramës nga padia ndaj BILD, çmimi i Bashkimit Europian për gazetaren Klodiana Lala për investigimin “Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votove”, është një tjetër dëshmi se krimi elektoral i 2017 ka ndodhur, atë e ka parë dhe e ka pranuar e gjithë bota, faktet janë aty në dosjen 339 dhe 184, por drejtësia e kapur nga Edi Rama nuk vepron. Duke vlerësuar për investigimin gazetaren Klodiana Lala, BE qartësisht ka dhënë mesazhin që drejtësia të paktën duhet të ngrihet në nivelin e investigimit të gazetares Lala dhe të çojë përpara ligjit e pas hekurave organizatorët dhe ekzekutorët e krimit elektoral të vitit 2017. Ndëshkimi i krimit elektoral të vitit 2017 është një nga 15 kushtet për nisjen e bisedimeve të antarësimit midis BE dhe Shqipërisë.

Vendi Lajme lulzim basha Politikë BE Aktualitet bild vjedhja e votave 339 184 klodiana lala çmimi

EMISIONET