Këngëtarja meksikane e muzikës pop-rock, Natalia Lafourcade, triumfoi edicionin e 21-të çmimeve Grammy Latine. Ajo u vlerësua me trofeun Albumi i Vitit për “Un canto por Mexico”.

“Më mungojnë fansat e mi, më mungon skena, që është është shtëpia ime e dytë”, u shpreh këngëtarja teksa ka falenderuar për vlerësimin.

Ylli i reggaeton, J Balvin mori një rekord prej 13 nominimesh, por në fund, kolumbiani mundi të marrë në shtëpi vetëm një trofe për Albumin më të mirë Urban me “Colores”.

“Ajo që i duhet botës tani është ngjyra”, tha Balvin duke pranuar çmimin, duke vërejtur veçanërisht vendet e Amerikës Latine të goditura rëndë nga Uraganet Eta dhe Iota.

Ndërsa Pitbull-i iu kushtoi një dedikim punonjësve të kujdesit shëndetësor të vijës së frontit, që luftojnë me pandeminë Covid-19.

Më shumë se 53 çmime u ndanë për artistët latinë, përfshirë këtu Ricky Martin me “Albumin më të mirë vokal Pop” për “Pausa” ndërsa Ozuna dhe eksperimentistja spanjolle e flamencos Rosalia fituan dy çmime në kategorinë “urbane”.

Edicioni i 21-të i çmimeve që normalisht mbahet në Las Vegas, këtë vit për shkak të pandemisë u zhvillua në Miami, me një mori performancash virtuale, duke përfshirë Anitta në Rio de Janeiro dhe Bad Bunny nga San Juan.