Interpretimet emocionuese dhe mesazhet për të ushtruar të drejtën e votës mbizotëruan në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Billboard 2020” që u zhvillua në Los Anxheles, pa praninë e audiencës. Fituesit e mëdhënj ishin artistët Post Malone, Lizzo, Billi Eilish etj.

Artisti Post Malone ka trimufuar në mbrëmjen e ndarjës së çmimeve të muzikës “Billborrad 2020” duke rrëmbyer plot 8 trofe, përfshirë edhe “Artisti më I mirë”. Për shkak të rregullave anticovid, prezantuesja e shfaqjes, Kelly Clarkson ia dorëzoi trofetë duke ruajtur largësinë sociale.

Ndërsa shumë nga fituesit dhe interpretuesit përdorën ceremoninë televizive për të bërë thirrje për të votuar në zgjedhjet presidenciale të SH.B.A. Mes tyre ishte edhe këngëtarka Lizzo e cila u vlerësua si artistja me nr. më të madh të këngëve të shitura.

“Kam menduar shumë për shtypjen dhe zërat që nuk pranojnë të shtypen. Kur njerëzit përpiqen të shtypin diçka, kjo ndodh sepse ata kanë frikë nga pushteti I saj. Kanë frikë nga fuqia juaj. Pra, qoftë përmes muzikës, protestës apo të drejtës tënde të votës, përdor fuqinë tënde, përdor zërin tënd dhe refuzo të shtypesh”, ishte mesazhi I këngëtares, e cila mbante veshur një fustan ku shkruhej “Voto”.

Billie Eilish, e cila mori tre çmime, përfshirë artisten më të mirë femër dhe artisten më të mirë të re, iu drejtua amerikanëve me fjalët: “Ju lutemi votoni, ju lutem vendosni maskën, ruani higjenën dhe qëndroni të sigurt”.

Këngëtari John Legend dhuroi një nga interperimet më prekëse të natës, duke i kushtuar këngën “Never Break” bashkëshortes së tij Chrissy Teigen,  pasi vetëm disa javë më parë çifti humbi foshnjën e palindur.

Mes artistëve fitues ishin edhe këngëtari amerikan Lil Nas X, I ciliu vlerësua me 4 çmime për këngën e tij të famshme “Old town road”. Ndëkohë mes fituesve britanikë ishin Harry Styles, Ellie Goulding, me “Close To Me” që u emërua kënga më e mirë elektronike; dhe Sir Elton John.

Ceremonia tre-orëshe, e cila ishte planifikuar fillimisht të mbahej në muajin prill, u zhvillua në Teatrin “Dolby” në Los Anxheles. Artistët interpretuan në një skenë pa audiencë.