Çmimet Bafta, triumfon mini-seriali “Chernobyl”, Idris Elba rrëmben çmimin special

Çmimet Bafta, triumfon mini-seriali “Chernobyl”, Idris Elba

Çmimet britanike të kinematografisë “Bafta” u ndanë mbrëmjen e së premtës në një ceremoni virtuale. Si filmi më i mirë, me disa çmime u vlerësua miniseriali “Chernobyl” ndërsa Idrsi Elba fitoi trofeun special “Bafta”. Eventi u zhvillua pa praninën e yjeve dhe spektatorëve për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Akademia Britanike e Filmit dhe Arteve ka ndarë çmimet për prodhimet më të mira kinematografike për vitin 2020.

Por ndryshe nga herët e tjera, ceremonia është mbajtur virtualisht për shkak të pandemisë, ndërsa fituesit e pranuan çmimin “Bafta” nga shtëpitë e tyre, duke përshendetur publikun me anë të videomesazheve.

“Chernobyl, i realizuar dhe transmetuar në HBO, triumfoi duke rrëmbyer disa çmime për realizimin dhe aktorët protagonistë.

Mini-seriali ka në qendër të ngjarjeve një nga katastrofat më të mëdha të shkaktuara nga njeriu dhe gjithë sakrificat e bëra për të shpëtuar Evropën nga kataklizma.

Ndërsa "The End of the Fucking World" u vlerësua me çmimin e serialit më të mirë dramë.

Në radhët e aktorëve, Jared Harris fitoi cmimin aktori më i mirë në rol kryesor për performancën e tij në dramën “Chernobyl”, ndërsa Glenda Jackson u shpall aktorja më e mirë femër për rolin e saj në filmin “Elizabeth is Missing”.

Një nga çmimet kryesore të mbrëmjes dhe çmimi special BAFTA shkoi për aktorin Idris Elba. Ndërsa kategorinë e aktorëve mbështetës fituan Naomi Ackie dhe Will Sharpe.

Çmimet britanike të kinematografisë “Bafta” që konsiderohen thuajse si homologe të atyre Oskar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u prezantuan nga komediani britanik Richard Ayode.

Kultura Lajme Kinema cmimet bafta

EMISIONET