Civici: Investimet e BE-së do të ndikojnë në ekonomi dhe punësim, rajoni të bëhet bashkëpunues

Civici: Investimet e BE-së do të ndikojnë në ekonomi dhe

Në një intervistë për RTV Ora, ekonomisti Ardina Civici u shpreh se vendi ynë ka vuajtur nga mungesa e drejtësisë çka ka penguar edhe investimet e huaja.

Ai tha se investimet e BE-së do të ndikojnë pozitivisht në ekonomi, si dhe do të rrisin punësimin e konsumin e qytetarëve.

Civici: Është e rëndësishme që të përfundojë reforma në drejtësi sepse Shqipëria ka vuajtur nga mungesë e drejtësisë edhe në raport me sektorin e investimeve të huaja. Mendoj se investimet e BE-së në këto përmasa do të ndikojnë në ekonomi dhe punësim. Shqipëria në 5-6 vitet e fundit kishte një rritje ekonomike që shkonte në 4.5%. Një ndikim kishin TAP dhe kaskada e Devollit.

Për Civicin, kërkohet është që vendet e rajonit të bëhen më bashkëpunuese për qarkullimin e njerëzve, mallrave dhe kapitaleve.

Civici: Ndërsa dy vitet e fundit që këto projekte po shkojnë drejt fundit, rritja ekonomike ka pësuar rënie. Mendoj se këto investime do të sjellin rritje ekonomike dhe rritje të konsumit. Këto investime të mëdha përfshijnë hekura, transport, gazin dhe telekomunikacionin. Ajo që kërkohet është që vendet të bëhen më bashkëpunuese për qarkullimin e njerëzve, mallrave dhe kapitaleve.

Ekonomi Lajme ekonomi BE investime rajon ardian civici

EMISIONET