Cilat janë “shtetet fushëbeteja” që vendosin fatin e zgjedhjeve në SHBA

Fati i presidentit të ri të SHBA,do të përcaktohet nga të ashtuquajturat “shtetet fushëbeteja”.

Ndryshe nga shumica e shteteve, të cilat mbështesin hapur njërën ose tjetrën pale, ato nuk kanë një orientim të hapur dhe janë të mjaftueshme për ti dhënë shumicën e nevojshme në Kolegjin elektoral presidentit të arrdhshëm.

Prandaj, kandidatët përqendrojnë kohën dhe përpjekjet e tyre në shtete të moderuara politikisht që mund të lëkunden për një kandidat ose tjetrin, dhe kështu ka të ngjarë t'i vendosin ata mbi 270 vota elektorale për të siguruar Shtëpinë e Bardhë.

Fushëbetejë konsiderohen shtetet e Florida, Pensilvania, Michigan, wisconsin, Carolina e Veriut dhe Arizona.

Por më i rëndësishmi duket se është Pensilvania, e cila siguron 20 vota elektorale dhe mund të japë një tregues të hershëm nëse shtetet e tjera të Rripit të Rustit do të lëkunden për Trump ose për Biden.

Nëse Trump nuk merr Pensilvaninë, duke shtuar këtu Michigan ose Wisconsin, kjo do ta vinte në dyshim mandatin e dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Bota Lajme donald trump SHBA SHBA Lajmi i fundit joe biden Aktualitet presidencialet ne shba shtetet vendimtare

EMISIONET