Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar procedurat për pajisjen me licencë për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Në bazë të VKM-së që qeverisë ministria ka ndërmarrë  iniciativën për miratimin e  procedurave të  shpalljes  së fituesit, si dhe rastet e revokimit apo të pezullimit të kësaj licence.

Vendimet e Këshillit të Ministrave përcaktojnë:

Zonat ku lejohet vendosja për zhvillimin e lojës së fatit, të kategorisë “Kazino”, në qytetin e Tiranës me detajet përkatëse të kufizimit, sipas hartës që i bashkëlidhet vendimit;

Procedurat e zhvillimit të garës;

Kriteret shtesë  për  aplikantët që  konkurrojnë për t’u pajisur me licencë për kategorinë “Kazino”;

Procedura e shpalljes së fituesit;

Rastet e revokimit apo të pezullimit të kësaj licence;

Dhënien e licencës për “Kazino” me garë, për t’u shpallur  nga  Autoritetit i Mbikëqyrjes  së  Lojërave  të  Fatit,  i  autorizuar  për pajisjen e subjekteve me licence për kategorinë “Kazino”.

Procedurat  për  zhvillimin  e  garës, kushtet,  kriteret teknike dhe dokumentacioni që duhet të plotësojnë aplikantët, si dhe procedurat e licencimit.

Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit do të ndjekë në vijim procedurat për çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, vendës ose i huaj, që kërkon të pajiset me licencë në kategorinë “Kazino”.

Aplikantët ndër të tjera, do të duhet të jenë shoqëri aksionare, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, në objektin e veprimtarisë, me kapitalin, kapacitetet dhe përvojë për ushtrimin e aktivitetit dhe marrjen e masave për të siguruar qëndrueshmërinë operacionale për ushtrimin e aktivitetit.