Çiftet çojnë shtetin në gjykatë, duan dasmë me mbi 100 të ftuar

Çiftet çojnë shtetin në gjykatë, duan dasmë me

Pandemia e Covid-19 ka vështirësuar jetën e të gjithëve. Në shumë biznese, aktivitete dhe ceremoni ka imponuar komplikime, përfshirë dhe dasmat.

Dy çifte në New Yourk kanë kërkuar të drejtën e tyre në gjykatë për të mbajtur dasmat në vendin që ata dëshirojnë dhe me numrin e mysafirëve që duan.

Pamella Giglia dhe Joseph Durolek kanë caktuar datën e dasmës më 22 gusht. Çifti po vijon betejën ligjore për të kundërshtuar urdherin ekzekutiv për Covid-19, që kufizon dasmat deri në 50 të ftuar ose më pak.

Nëse kjo dasmë do të lejohet të bëhet mund të jetë një ngjarje e madhe"- paralajmëroi Dr.Howard Zucker, komisioneri shëndetësor shtetëror, në një deklaratë të shkruar.

"Edhe nëse një vend premton të zbatojë protokolle për distancimin social, dhe të sigurojë që të ftuarit të vendosin maska gjatë gjithë kohes, ekzistojnë kufij praktikë për aftësinë që një vend ka për të përmbushur këto vendime ku organizohen tubime të mëdha, ku 175 miq dhe familjarë do të bashkohen nga vende të ndryshme"- shkruan Zucker.

Ndërkohë  gjykata ka lejuar një çift tjetër, Jenna DiMartile dhe Justin Crawfod të zhvillojnë dasmën e tyre me një numër të kufizuar të ftuarish, për shkak se data ishte caktuar më herët.

Procedimet ligjore filluan përsëri në 31 korrik, ku dy çiftet dhe ministri David Shamenda paditën Gov.Cuomo, Prokurorin e Përgjithshëm të shtetit Letitia James, Ekzekutivin e Qarkut Erie Mark Poloncarz dhe departamentin e shëndetit të qarkut.

Sipas ankesës të paraqitur në rrethin verior të New York, paditësit thanë që zyrtarët po shkelnin të drejtat kushtetuese të dy çifteve duke parandaluar dasmat e tyre me më shumë se 50 mysafirë.

Lifestyle Lajme pandemi koronavirus padi gjykate guvernator

EMISIONET