Në vigjilje të ndeshjes së dytë në Champions League, ndaj Shakhtar Donetsk, tekniku i Inter Antonio Conte ka dalë në një konferencë për mediat ku ka folur rreth rëndësisë së ndeshjes dhe vështirësive që e presin.

Kam parë shumë ndeshje të Shakhtar, siç kanë parë edhe ata tonat. Shkahtar është një skuadër e fortë dhe një realitet i rëndësishëm i futbollit europian.

I komplimentoj pasi arrijnë të gjejnë gjithmonë futbollistë  shumë të fortë me të cilët jam përballur edhe te Juventus dhe mund të përmendim Willian, Srna, Mkhytarian e Fernandinho. Sot kanë të tjerë, gjithmonë shumë të fortë.

Fitorja që arritën në fushën e Real Madrid na tregon se do të jetë një ndeshje e vështirë. Janë të shpejtë dhe të fortë për të shfrytëzuar hapësirat dhe kundërsulmet. Duhet të kemi kujdes”, është shprehur tekniku i Inter.

SKUADRA JONË?

Antonio Conte: Inter ngadalë po rimerr dimensionin e tij evropian. Kemi bërë një udhëtim të mirë vitin e kaluar, kemi më shumë përvojë, por tani duhet të vazhdojmë të punojmë për mentalitetin, dëshirën për të luajtur ndeshjen. Mendoj se kjo është mënyra e duhur. Unë dua një Inter gjithmonë të gatshëm për të sulmuar kundër çdo kundërshtari. Shakhtar fitoi në Real Madrid dhe kjo solli ekuilibër të shkëlqyeshëm në grup. Do të jetë kështu deri në fund. Do të duhet të përpiqemi ta kalojmë grupin”.

Shakhtar Donetsk – Inter starton sot në ora 18:55.

Ukrainasit vijnë në këtë takim pas fitores ndaj Real Madrid 2-3, ndërsa zikaltrit pas barazimit në shtëpi 2-2 me Borussia Munchenglandbah.

/a.r, OraNews