Challandes: Pësuam dy gola “idiotë” me Suedinë

Challandes: Pësuam dy gola “idiotë” me Suedinë

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes u duk I dorëzuar pas humbjes me Suedinë ku vlerësoi shumë kundërshtarët edhe pse e pranoi se skuadra bëri më të mirën dhe kishte raste për shënim.

“Mendoj se i kemi luajtur dy ndeshje. Pjesa e parë nuk ishte e keqe. Patëm mundësi të mira dhe luajtëm me kurajë. Pësuam dy gola idiotë. Kemi pasur mundësi shënimi kundër një ekipi të fortë, mendoj se ato dy gola ishin dallimi”.

Trajneri zviceran e pranoi se gabimet në mbrojtje i kushtuan disfatën.

“Paguam për gabimet tona. Pjesa e dytë nuk ishte aspak e mirë. Skuadrës i mungoi zjarri për të arritur te goli dhe nuk pati zgjidhje në pjesën e dytë. Ishte e vështirë për ne të përballeshim me lojtarët fizik të tyre, sidomos Ibrahimovic, i cili është shumë i fuqishëm apo Forsberg që është lojtar i shkëlqyer.Mund të themi se Suedia ishte e fortë për ne sot”, përfundoi trajneri zviceran.

Sport Lajme Futboll kosova Eliminatoret e Boterorit Challandes

EMISIONET