Këngëtarja simpatike Ana Kabashi, ka qenë e ftuara e parë gjatë mbrëmjes së djeshme në emisionin ‘Glamour Zone’. Ndër të tjera, Ana pranoi sfidën e moderatores Ester Bylyku, për të zbuluar 5 mesazhet e fundit në Whats App.

Ndër to, ajo kishte komunikuar edhe me producentin e yllit amerikan Soulja Boy, i cili u bë i famshëm me hitin ‘Kiss me through the phone’. Por çfarë po ndodh mes tij dhe Anës?

Mesa duket ajo është në prag të një bashkëpunimi me të. Ana e përmbyll intervistën me fjalët: ‘Nuk doja të ta tregoja, por hajt